NJU JORK, 14 mars /ATSH-DPA/ – Ai nuk kishte nevojë të prekte asnjë tel për të bërë vaksinën.
Violonçelisti më i famshëm i botës, Yo-Yo Ma mori dje vaksinën e tij të dytë antiCovid-19, dhe më pas kaloi 15 minutat e vëzhgimit pas inokulimit, duke luajtur violonçel për të tjerët që prisnin.
Yo-Yo Ma, 65 vjeç, bëri injeksionin në Berkshire, Massachusetts, Community College, rreth 25 milje në juglindje të Albany, Nju Jork.
Menjëherë u shpërndanë në Facebook klipe të performancës së tij.
“Ai donte diçka ndryshe”, tha një infermier.
Më shumë se 880 000 banorë në Massachusetts janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, gati 13% e 6,8 milionë banorëve të shtetit./ a.jor.























