Ballina Flash

Parashikimi i motit, 14 mars 2021

TIRANË, 14 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi do të përfshihet nga vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.
Parashikohen reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e diel. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisi vaksinimi i mësuesve/Rama: Pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/3/2021