Ballina Bota

LONDËR – ONS: Eksportet e BM në BE ranë me 40 %

LONDËR, 13 mars /ATSH/ – Eksportet e mallrave të Britanisë së Madhe për në Bashkimin Europian ranë me 40,7 % në janar, ndërsa importet me 28,8%, njoftoi sot Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), sipas BBC.

Shifrat tregojnë rënien më të madhe që kur filluan regjistrimet në 1997 dhe janë të parat që kur rregullat e reja të tregtisë midis BM dhe BE hynë në fuqi.

“Vlera e mallrave të eksportuara nga BM në BE ra me 5,6 miliardë stërlina në janar 2021, ndërsa importet nga BE me 6,6 miliardë stërlina”, shtoi institucioni.

ONS tha se rënia e mallrave që vinin në vend u pa kryesisht në makineritë dhe pajisjet e transportit dhe kimikatet nga BE.

Sipas ONS, pas kësaj rënieje të madhe, ka të ngjarë të qëndrojnë faktorë të përkohshëm.

Importet e makinave, si edhe produktet medicinale dhe farmaceutike, ishin ato që u prekën veçanërisht.

Firma e kontabilitetit KPMG shenjestroi Brexit-in si fajtorin e mundshëm për kolapsin në tregtinë midis BM dhe BE.

Në të kundërt, tregtia e BM me vendet jo-BE u rrit me 1,7% në janar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkencëtarët zhbllokojnë misteret e “kompjuterit” më të vjetër në botë
Artikulli tjetërYlli i Teatrit të Operas, Vikena Kamenica: Duhet të shohim përpara, jo më kthim në skenat e pluhurit