Ballina Flash

Michelle Obama: Flisni hapur për shëndetin mendor

NJU JORK, 12 mars /ATSH-ANSA/ – Ish-zonja e parë amerikane, Michelle Obama rrëfen se ka vuajtur nga depresioni gjatë pandemisë dhe nxiti amerikanët të flasin hapur për shëndetin e tyre mendor.

“Depresioni është i kuptueshëm në këto rrethana”, theksoi ajo.

“Nuk është realiste të mendosh se të gjitha tronditjet dhe trazirat e vitit të kaluar mund të kapërcehen pa u prekur. Kjo është një nga arsyet për  të cilat ne duhet të flasim shumë për shëndetin mendor, sepse të gjithë po përballemi me trauma, ankth dhe vështirësi në mënyra të ndryshme”, theksoi ajo në një intervistë për ”People”.

Michelle Obama theksoi se ajo ishte vaksinuar.

“Nxis të gjithë të vaksinohen që prej momentit që do të kenë rastin. Pandemia na ka mundësuar mua dhe Barack Obama të riforcojmë marrëdhënien me vajzat tona gjatë karantinës”, theksoi Michelle Obama./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA dhe BE dënojnë sulmet terroriste në Jemen
Artikulli tjetërJAPONI – Suga i pari udhëheqës i huaj që takon Biden