TIRANË, 11 mars /ATSH/ “I mundim të gjithë bashkë! Bëhen bashkë dhe humbin prapë!”, deklaroi sot zv/kryeministri Erion Braçe, duke komentuar sondazhin e tretë të MRB të publikuar nga Euronews Albania.
“Por kujdes, çdo socialist, çdo qytetar që beson tek puna e bërë, vlerëson punën e jo llafet, duhet të kuptojë se, zgjedhjet nuk fitohen me sondazhe, me gojë e në televizor; zgjedhjet fitohen me votë, në qendër votimi dhe ditën e zgjedhjeve!”, tha Braçe.
Ndaj, shtoi ai, “nuk duhet të ndalemi tani pas këtij sondazhi; duhet të vijojmë betejën për të fituar çdo votues, kudo, deri ditën e zgjedhjeve e deri në votën e fundit!”
Shumica e shqiptarëve besojnë se Partia Socialiste do të dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Ky ishte rezultati i sondazhit të tretë kombëtar zgjedhor i kompanisë MRB për Euroneës Albania.
Të pyetur për besimin se kush do t’i fitojë zgjedhjet pavarësisht mënyrës si ata do të votojnë, qytetarët u përgjigjën, PS 49.3 %, PD 33.5 %, LSI 5.5 %, të tjera 0.2 %.
/j.p/r.e/






















