PARIS, 11 mars /ATSH-AFP/ – Franca njoftoi lehtësimin e udhëtimeve me vajtje dhe kthim nga shtatë vende të Bashkimit Europian, përfshirë dhe Britaninë e Madhe, duke hequr detyrimin e një “arsyeje bindëse” duke pasur parasysh qarkullimin tashmë shumë të fortë të variantit britanik COVID-19.
“Që nga e premtja, nuk do të jetë më i nevojshëm justifikimi për një arsye bindëse për të udhëtuar nga ose drejt Australisë, Koresë së Jugut, Izraelit, Japonisë, Zelandës së Re, Britanisë së Madhe dhe Singaporit, për shkak të përhapjes shumë të gjerë të variantit britanik në Francë dhe situatës specifike shëndetësore e këtyre vendeve “, theksoi Ministria franceze e Punëve të Jashtme./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















