“WhatsApp” teston mesazhet vetëshkatërruese

ROMË, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Whatsapp po teston opsionin e fshirjes automatike të mesazhit pas 24 orësh, si pjesë e përditësimit më të madh të nëntorit të kaluar, gjatë të cilit u prezantuan postimet e përkohshme.

Ndryshe nga këto të fundit, të cilat anulohen pas një jave nga dërgimi, tipari i ri do të zvogëlojë ndjeshëm kohën e zhdukjes së përmbajtjes, tekstit, fotografive dhe videove, duke u lejuar përdoruesve të zgjedhin një diapazon që fillon nga 24 orë dhe shkon deri në shtatë ditë.

Risia, e zbuluar nga faqja “WABetaInfo”, është ende duke u testuar dhe nuk është e sigurt nëse do të dalë në treg globalisht, të paktën jo që në fillim.

Gjithashtu, sipas informacionit të gjetur në pamje paraprake, “WhatsApp” po punon edhe për një funksion automatik të fshirjes së imazhit në iOS dhe Android, me të cilin fotografitë zhduken automatikisht nga biseda, pasi hapen për herë të parë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.