Ballina Bota

ATHINË – Greqia hapet për turistët e vaksinuar

ATHINË, 9 mars /ATSH-ANSA/ – Personat e vaksinuar kundër COVID-19, me antitrupa ose që kanë një test negativ do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Greqi këtë verë, njoftoi ministri i Turizmit, Harry Theocharis.

“Greqia synon të nisë sezonin e saj veror nga mesi i majit”, shtoi Theocharis.

Turizmi është një burim kryesor i të ardhurave për vendin, gjë që i hap rrugën aplikimit për një certifikatë vaksinimi në nivel europian për të ndihmuar në zhbllokimin e udhëtimeve.

Sektori përbën rreth një të pestën e ekonomisë greke dhe punëson një në pesë punëtorë, por  të ardhurat pësuan rënie të madhe vitin e kaluar, për shkak të pandemisë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kush është në listën e kandidatëve nuk ka kontestuar”/ PS ka kapacitetin të bëjë skuadra fituese
Artikulli tjetër1 vit pandemi, Manastirliu vlerëson ekipin mjekësor: Drita në fund të tunelit gjithnjë e më e dukshme, të hënën vijnë doza të tjera të vaksinave “Pfizer”