Nxjerrja e rezultateve të zgjedhjeve/ Miratohen modelet e dokumenteve që do të përdoren

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë koalicionin “Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, si edhe të regjistrojë Elton Lahim Debreshi, si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit.

Gjithashtu, miratoi dokumentacionit të punës që do të përdorin Komisionet e Qendrave të Votimit, caktoi rregullat për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, si edhe vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Berat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Malva Syrja Aliaj.

Komisioneri vendosi akreditimin e gazetarëve të qendrës “Birn Albania” dhe “Report Tv”” për vëzhgimin e zgjedhjeve.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.