Ballina Ekonomi

INSTAT: Inflacioni në muajin shkurt llogaritet 1.1 %

TIRANË, 8 mars/ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, llogaritet 1.1 % gjatë muajit shkurt, ndërsa objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë është 3 %.

INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja mesatare vjetore e çmimeve në shkurt ishte 1.1 % nga 1.2 % që ishte në shkurtin e vitit 2020.

Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shkurt 2021, krahasuar me janar 2021 është 1.1 %

Sipas INSTAT, krahasuar me muajin shkurt 2020, rritja më e madhe e
çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.2 %, pasuar nga grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.2 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 1.4 %, “shëndeti” me 1.1 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 1 %, “komunikimi” me 0.7 %, dhe “argëtim dhe kulturë” me 0.4 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “transporti” u ulën me 3.9 %, pasuar nga grupi “veshje dhe këpucë” me 0.6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 5.1 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 4.6 %, “peshk” me 3.8 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.6 %, “mish” me 1.6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1.4 %, etj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Situata epidemiologjike nga COVID-19 mbetet tejet e rëndë
Artikulli tjetërNxjerrja e rezultateve të zgjedhjeve/ Miratohen modelet e dokumenteve që do të përdoren