Ballina Bota

COVID-19 – Gjermania merr pacientë nga Sllovakia

BRATISLAVË, 6 mars /ATSH-DPA/ – Shteti perëndimor gjerman i North Rhine-Westphalia ka rënë dakord të marrë pacientë me COVID-19 nga Sllovakia, tha sot një diplomat i lartë i Bratislavës.

“Sllovakia falënderon Gjermaninë dhe shtetin federal të North Rhine-Westphalia për pranimin e pacientëve sllovakë COVID-19 për trajtim urgjent në spitalet e tyre”, shkroi ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korcok në Twitter.

Një aeroplan mjekësor me pacientë pritet të zbresë në qytetin e Dortmundit sot në mbrëmje vonë.

Me qëllim lehtësimin e presionit mbi sistemin e kujdesit shëndetësor sllovak gjatë valës së tij të tretë të COVID-19, vendet fqinje kanë ofruar ndihmë për vendin malor të BE-së.

Pacientët e parë sllovakë u transferuan në një spital në Gorlice, në Poloninë e Jugut, në fillim të kësaj jave.

Sipas agjencisë së lajmeve TASR, Gjermania dhe Polonia kanë ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve, të cilët kanë nevojë për ventilim artificial të mushkërive./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1110 të vaksinuar, 3308 testime, 742 të shëruar, 777 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 19 fluturime të konfirmuara për të dielën