Ballina Flash

Salih Mustafa del sot para Speciales

PRISHTINË, 5 mars /ATSH/ Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca e Mustafës pritet të mbahet në ora 11:00.

Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet.

Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Papa Françesku në Irak: Jam pelegrin i paqes
Artikulli tjetërPEKIN – Kina vendos objektivin e rritjes ekonomike prej më shumë se 6% për 2021