Ballina Flash

Obeziteti prek 800 milionë individë në të gjithë botën

ROMË, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Obeziteti është një nga problemet kryesore të shëndetit publik në të gjithë botën, incidenca e të cilit po rritet si në vendet perëndimore, ashtu edhe në vendet me të ardhura të ulëta, me rreth 800 milionë persona mbipeshë.

Pasojat mjekësore vlerësohet të kenë një kosto globale prej një trilion dollarësh deri në vitin 2025 dhe mbipesha e fëmijëve pritet të rritet me 60% gjatë dekadës së ardhshme, duke arritur në 250 milionë individë deri në 2030, sipas disa të dhënave të lëshuara në faqen e internetit “ëorldobesityday.org”, me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit.

“Në kontekstin e pandemisë, personat mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital, nëse rezultojnë pozitivë me COVID-19”, shkruhet në një raport nga Public Health England.

Raporti thekson se si mbipesha e rëndë i vë njerëzit në rrezik më të madh të shtrimit në spital, në njësitë e kujdesit intensiv dhe të vdekjes nga COVID-19, një rrezik ky që rritet ndjeshëm ndërsa rritet indeksi i masës trupore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Shqipëria kantier ndërtimi, nuk presim të hapet fushata e të shpallim programe
Artikulli tjetër1 011 policë të trajnuar deri tani në qarkun e Tiranës për rolin në zgjedhje