Ballina Bota

COVID-19 – EMA teston vaksinën ruse Sputnik V

AMSTERDAM, 4 mars /ATSH-AFP-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) po fillon një procedurë të përshpejtuar për të testuar vaksinën ruse të koronavirusit Sputnik V.
“Ky vendim u bazua në rezultatet e testeve laboratorike dhe provave klinike tek të rriturit”, njoftoi EMA.

Sipas studimeve, Sputnik V stimulon formimin e antitrupave kundër virusit dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjes së frymëmarrjes që shkakton, Covid-19.
Ekspertët e EMA do të vlerësojnë efikasitetin e vaksinës sipas procedurës së shpejtë.

Kjo do të thotë që rezultatet e testit tashmë janë duke u shqyrtuar, edhe nëse jo të gjitha rezultatet janë ende në dispozicion dhe asnjë kërkesë për autorizimin e marketingut nuk është paraqitur.

Nuk është e qartë se sa kohë do të zgjasë procesi i miratimit.

Vaksina ruse tashmë po përdoret në disa vende jashtë Rusisë.

Disa vende të BE-së kanë thënë se duan ta përdorin atë edhe nëse nuk ka miratim zyrtar të saj.

Deri tani, tre vaksina të koronavirusit janë miratuar në BE.

Ato vijnë nga prodhuesit Pfizer/BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca.

Më 11 mars, EMA pritet gjithashtu të rekomandojë aprovimin e vaksinës nga prodhuesit amerikanë Johnson dhe Johnson./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallen rezultatet finale të zgjedhjeve në Kosovë/ LVV merr 58 mandate
Artikulli tjetër“Financim 100% për trajtimin në banesë me 2 skema mjekimi”/ Mbi 500 respiratorë dhe 1600 shtretër