Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve në Kosovë/ LVV merr 58 mandate

PRISHTINË, 4 mars /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare te mbajtura më 14 shkurt.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditura rezultatet:

Lëvizja Vetëvendosje- 49.95% me 58 ulëse

Partia Demokratike e Kosovës- 16.9% me 19 ulëse

Lidhja Demokratike e Kosovës- 12.64% me 15 ulëse

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- 7.0,78% me 8 ulëse

Lista Serbe – 5.06% 10

Nisma Social Demokrate- 2.05%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet për kandidatët për deputetë dhe Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë.

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në listën e LVV-së me mbi 300 mijë vota.

Ndërsa janë pesë kandidatë nga Lista Guxo e Osmanit që kanë arritur të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës: Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Daorsa Kica.

Për këtë Vetëvendosje ka falënderuar votuesit e saj për mbështetjen.

“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falënderojmë Vullnetarët për punën e madhe. Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt!”, shkruhet në deklaratën e VV-së. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.