Ballina Aktualitet

Xhaçka, bisedë me ministrin gjerman Maas: Reforma në Drejtësi, e pandalshme

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ministrja Xhaçka u shpreh mirënjohëse për mbështetjen gjermane për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ajo u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë një moment i ri për reformat e integrimit, teksa shtoi se Reforma në Drejtësi është e pandalshme.

“Bisedë shumë e mirë me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në Drejtësi e pandalshme”, u shpreh Xhaçka në reagim. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJo më mbetje, por lëndë e parë/ Historia e Adit që ngriti një nga bizneset më të suksesshëm të riciklimit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes