Ballina Flash

Shqipëria, e dyta në Ballkanin Perëndimor për numrin e vaksinave kundër COVID-19

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Shqipëria renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19.

Sipas një grafiku të publikuar nga Radio “Europa e Lirë” që tregon sigurimin e vaksinave në vendet e rajonit, në 2 mars 2021 Shqipëria edhe pse i ka siguruar vetë vaksinat renditet e dyta me 32 565 vaksina “Pfizer”.

Në vendin e parë figuron Serbia me 2 120 000 vaksina “Sinphoram”, “Sputnik”, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”. Gjithashtu, Serbia ka ndihmuar me doza edhe vende si Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas grafikut, në Kosovë nuk ka mbërritur ende asnjë dozë e vetme. /k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritje e parametrave të sigurisë rrugore/ Kontrolle parandaluese në segmentet kyçe
Artikulli tjetërShërbim shëndetësor afër vendbanimit/ Rreth 688 mijë vizita nga mjekët e familjes dhe ata specialistë