TIRANË, 2 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e martë parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore të vendit.
Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do ketë prezencë të mjegullës.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-10 m/sek dhe hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/12 | diell |
| Kukës | -1/10 | diell |
| Lezhë | 3/14 | diell |
| Dibër | -3/9 | diell |
| Durrës | 4/16 | diell |
| Tiranë | 5/18 | diell |
| Elbasan | 3/19 | diell |
| Berat | 2/18 | diell |
| Vlorë | 5/16 | diell |
| Korcë | -2/8 | diell |
| Gjirokastër | 0/16 | diell |
| Sarandë | 4/15 | diell |























