Ballina Bota

GJERMANI – Merkel: Transparencë më e madhe në mbrojtjen e mjedisit

BERLIN, 2 mars /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje sot për transparencë më të madhe nga ata që përfshihen në mbrojtjen e klimës, në një diskutim të organizuar nga Projekti për Zbulimin e Karbonit.

Projekti për Zbulimin e Karbonit boton rregullisht analiza të aktiviteteve të kompanive për mbrojtjen e mjedisit.

Merkel përshëndeti kompanitë, qytetet dhe komunat që përpiqen të arrijnë një qëndrueshmëri më të madhe në emetimet e karbonit dhe në botimin e qëllimeve të tyre klimatike.

“Ata e kanë kuptuar se mbrojtja aktive e klimës dhe mjedisit u jep atyre një përparësi konkurruese”, tha ajo.

Kancelarja vuri në dukje se mbrojtja e klimës do të sjellë, gjithashtu, përfitime nga kostoja në një periudhë më të gjatë.

Sipas studimeve të fundit, shumë nga përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit të shteteve nënshkruese dhe kompanive europiane janë shumë prapa qëllimeve të rëna dakord nën marrëveshjen e Parisit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIncidenca për 100 mijë banorë/ Rakacolli: Shqipëria më mirë se mesatarja, kemi ulje të lehtë të infektimeve
Artikulli tjetër“Marrëveshja PD-LSI, asnjë vlerë juridike”/ Balla: Basha është një kukull, nuk guxon të përshëndesë SHBA-në për Dvoranin