BERLIN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Inflacioni i çmimeve të konsumit të Gjermanisë u rrit më shumë sesa pritej në shkurt, treguan sot shifrat paraprake nga agjencia kombëtare e statistikave DESTATIS.
Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 1,3 % nga viti në vit pas një rritje prej 1,0 % në janar, në një kohë që ekonomistët kishin parashikuar një inflacion prej 1,2 %.
“Çmimet u rritën për të dytin muaj radhazi”, tha DESTATIS.
Inflacioni i bazuar në masën e BE-së për HICP mbeti i qëndrueshëm në 1,6 % në shkurt, në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve./ /ervo/






















