NJU JORK, 1 mars /ATSH-AFP/ – Ceremonia e Golden Globes, kryesisht virtuale këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, u hap dje në mbrëmje nga komedianët Amy Poehler dhe Tina Fey.
Më poshtë vijon lista e fituesve në kategoritë kryesore në përfundim të edicionit të 78-të të ceremonisë së Golden Globes:
Filmi më i mirë dramatik: “Nomadland”
Komedia më e mirë apo filmi muzikor: “Borat 2”
Regjisori më i mirë: Chloé Zhao (“Nomadland”)
Aktorja më e mirë në një film dramatik: Andra Day (“Billie Holiday, une affaire d’Etat”)
Aktori më i mirë në një film dramatik: Chadwick Boseman (“Le Blues de Ma Rainey”)
Aktorja më e mirë në një komedi apo film muzikor: Rosamund Pike (“I Care a Lot”)
Aktori më i mirë në një komedi apo film muzikor: Sacha Baron Cohen (“Borat 2”)
Aktorja më e mirë në një rol të dytë: Jodie Foster (“Désigné Coupable”)
Aktori më i mirë në një rol të dytë: Daniel Kaluuya (“Judas and the Black Messiah”)
Skenari më i mirë: Aaron Sorkin (“Les Sept de Chicago”)
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj: “Minari”
Filmi më i mirë i animuar: “Soul”
Seriali më i mirë muzikor apo komedi: “Schitt’s Creek”
Seriali më i mirë dramatik: “The Crown”
Miniseriali më i mirë apo telefilmi: “The Queen’s Gambit”/ /ec/