Ballina Aktualitet

Transformimi i Gramshit, tërësisht i harruar gjatë qeverisjes së PD

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi sot një video ku tregohet transformimi rrënjësor që ka pësuar Gramshi gjatë qeverisjes së PS.

Balla thekson se Gramshi ishte i diskriminuar gjatë qeverisjes së PD, ku pati mungesë investimesh.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Gramshit si e gjetëm vetëm para disa viteve, tërësisht të harruar dhe me Gramshin që kemi sot, ju uroj një të diel të bukur”, shprehet Balla.

Në qytetin e Gramshit gjatë këtyre viteve qeverisje janë kryer një sërë investimesh që prej infrastrukturës rrugore në qytet, tek rrugët rurale e deri tek rehabilitimi i sheshit të qytetit që tashmë ofron një pamje dhe mjedis modern ku qytetarët kalojnë kohën e lirë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi: Kontroll rigoroz për cilësinë e karburanteve, ulje e kostos në rreth 20 % duke hequr taksën e qarkullimit
Artikulli tjetërNë BM mund të marrësh master edhe për… “The Beatles”