Ballina Bota

LONDËR – BM: BE të lehtësojë kufizimet për disa importe

LONDËR, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe deklaroi sot se ekonomia e saj e brendshme është dëmtuar nga ndalimet e importit të BE për disa prej prodhimeve të detit, vetëm disa javë pasi u finalizua dalja e saj nga blloku.

“Nuk ka asnjë justifikim shkencor ose teknik për Komisionin Europian për të ndaluar importimin e molusqeve të gjalla”, deklaroi zëdhënësi britanik i Departamentit të Mjedisit, Ushqimit dhe Rural (DEFRA).

“Kjo tashmë po ndikon në biznes dhe po dëmton tregjet e të dy palëve”, theksoi ai.

BE ndalon importimin e disa lloj butakëve.

Arsyeja është se standardet dhe monitorimi i ushqimit në Britaninë e Madhe mund të ketë ndryshuar pas largimit nga BE dhe se këto ushqime deti janë veçanërisht të ndjeshme nga këndvështrimi shëndetësor./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – Blinken: SHBA pretendon një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Vaksinimi nuk duhet të jetë detyrim për të udhëtuar