Ballina Flash

TENIS – Novak Gjokoviç fiton Australian Open

MELBURN, 21 shkurt /ATSH-AA/ – Tenisti serb Novak Gjokoviç fitoi për të nëntën herë  turneun Australian Open, pasi mundi në ndeshjen finale rivalin rus, Daniil Medvedev me rezultatin 3-0 (7-5, 6-2, 6-2).

Megjithëse Medvedev shkëlqeu gjatë turneut, gjë që i dha shpresë për të luftuar për trofeun e tij të parë në karrierë, Gjokoviç u tregua më i mirë duke shënuar fitore në një ndeshje e cila zgjati vetëm një orë e 53 minuta.

Përveç trofeut, Gjokoviç do të marrë shpërblim prej 2,75 milionë dollarësh australianë (1,72 milionë euro).

Për Gjokoviç, ky është titulli i 18-të Grand Slam, kurse rivalët e tij më të mëdhenj, Rafael Nadal dhe Roger Federer, kanë vetëm nga dy trofe më shumë se ai./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Scientific Amerikan”: Hulumtime të tjera shkencore për Covid-19, pavarësisht vaksinës
Artikulli tjetërVeliaj nga Kavaja: Luli kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve që të heqë Saliun nga lista