Ballina Bota

IZRAEL – Pfizer shumë efektive pas dozës së dytë

TEL AVIV, 21 shkurt /ATSH-DPA/ –  Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është jashtëzakonisht e efektshme pas marrjes së dozës së dytë, deklaroi sot Ministria izraelite e Shëndetësisë.

”Vaksina është provuar rreth 99% e efektshme në parandalimin e shtrimit në spital, sëmundje serioze dhe vdekje për ata që kanë kaluar dy javë nga doza e dytë”, sipas të dhënave të ministrisë.

Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tri javë diferencë.

Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës.

Bazat e të dhënave të dixhitalizuara të vendit lejojnë gjurmim gjithëpërfshirës epidemiologjik./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcat e Armatosura pastrojnë nga lëndët kimike depot e ish-Trikotazhit në Korçë
Artikulli tjetërRrogozhinë/ Veliaj: Ftojmë dhe të fundit që kanë mbetur në LSI të bashkohen me PS