Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 19 shkurt 2021

TIRANE, 19 shkurt /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.  Moti do të jetë me kthjellime  dhe  shtim gradual të vranësirave në pjesën e dytë të ditës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 1-8 m/s. Mjegull e dendur dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 0-1 ballë. Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore në zonat malore.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/14 Diell re
Kukës 3/11 Diell re
Lezhë 3/15 Diell  re
Dibër 0/12 Diell re
Durrës 3/16 Diell re
Tiranë 4/16 Diell re
Elbasan 2/13 Diell re
Berat 2/18 Diell re
Vlorë 7/17 Diell re
Korçë -1/10 Diell re
Gjirokastër 5/15 Diell re
Sarandë 5/18 Diell re

 

/e.m/

                                     

                                            

                 

           

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSondazhi/ PS do të merrte e vetme mandatin e tretë me 51% të votave, PD 33%
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2021