Ballina Flash

Tregu i Inteligjencës Artificiale vlen 300 milionë euro

ROMË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Në vitin e fundit, sektori i Inteligjencës Artificiale (IA) ka përfituar në Itali nga një rritje e interesit nga ana e institucioneve, është një pjesë integrale e planit europian të rimëkëmbjes dhe është tashmë edhe një koncept i njohur edhe për konsumatorët.

Për më tepër, ai i është përgjigjur mirë urgjencës shëndetësore, me një rritje prej 15% në, krahasim me 2019 dhe një vlerë prej 300 milionë eurosh.

Shpenzimet stimulohen nga investime në “Përpunimin Inteligjent të të Dhënave” (33%), algoritme për analizimin dhe nxjerrjen e informacionit nga të dhënat, robotët e bashkëbisedimit dhe asistentët virtualë, përkatësisht me + 10% dhe + 28%.

Shumica e përdoruesve (94%) kanë dëgjuar të paktën një herë për IA dhe kanë një konceptim të saktë të tij, që lidhet me automatizimin e detyrave specifike (65%), drejtimin e automjeteve pa ndërhyrje njerëzore (60%), me ndërveprimin njeri-makineri (58%) dhe arsyetimin logjik (40%).

Më shumë se gjysma (51%) kanë përdorur tashmë produkte dhe shërbime që përfshijnë aftësi të inteligjencës artificiale, kryesisht asistentë të zërit të telefonit (65%), altoparlantë inteligjentë shtëpiakë (62%) dhe sisteme që ofrojnë këshilla për faqet e tregtisë elektronike (58%)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPandemia i ndaloi punën me lokalin/ Blerim Xhepa iu përshtat tregut, ndryshoi llojin e biznesit
Artikulli tjetërKantieri i lagjes së re të Kombinatit/ Shtëpi të reja për 25 mijë banorë, 120 godina banimi