Pandemia i ndaloi punën me lokalin/ Blerim Xhepa iu përshtat tregut, ndryshoi llojin e biznesit

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe solli sot shembullin e Blerim Xhepës, një biznesmen në Çermë të Sipërme, i cili kishte një lokal për dasma, por duke qenë se prej pandemisë aktiviteti i ndaloi, e ktheu biznesin në një qendër për pajisje, vegla e bojëra.

“Blerim Xhepa nuk iku! Pranoi sakrificën e qëndroi! Në Çermë të Siperme kishte një super lokal, ofruar me njerëz të përditshëm, por edhe për dasmorë, ceremoni të tjera”, theksoi Braçe.

“Një vit pandemi e paralizoi, respektoi rregullat e kështu aktiviteti ndaloi”, u shpreh Braçe.

“Ndryshoi! Të gjithë ambientin e ktheu në një qendër për pajisje, vegla e bojëra cilësore në ngjyra të ndryshme e tonalitete dhënë në kompjuter. Pa që tregu ishte bosh nga aty deri në Divjakë e nuk përtoi të përshtatej”, tha Braçe .

“Tani unë s’kam ç’them më shume se sa: shkoni tek Blerimi! Veçanërisht për bojën cilësore, për shtëpi po e po, por edhe për institucione publike në ndërtim, rindërtim etj. Punë të mbarë”, theksoi Braçe. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.