Ballina Bota

SPANJË – Karantinë për mbërritjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut

MADRID, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Spanja, e cila tashmë i ka kufizuar fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut, do të vendosë, gjithashtu, një karantinë për të gjithë personat që vijnë nga këto vende, për të frenuar përhapjen e varianteve të COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Nga e hëna, udhëtarët nga Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të qëndrojnë në shtëpi, duke kufizuar lëvizjen e tyre dhe qasjen me palë të treta”, tha ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Carolina Darias, në një konferencë shtypi.

Kjo karantinë e detyrueshme do të zgjasë dhjetë ditë ose shtatë, nëse personi del negative në testin e COVID-19.

Masa do të jetë efektive për një periudhë fillestare prej 14 ditësh, me mundësi zgjatjeje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit, sipas standardeve ndërkombëtare
Artikulli tjetërSHBA – Guterres: Nevojitet një plan global vaksinimi