TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot një video, ku thekson se, shqiptarët nuk mashtrohen dot më.
“Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë””, theksohet në video.
“Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan”, thuhet në video.
“Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria”, theksohet në videon e publikuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. /j.p/












