LONDËR, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Një mace e humbur prej kohësh është kthyer në shtëpinë e saj në Skoci, pasi u zhduk gati katër vjet më parë, tha sot fondacioni bamirës për mirëqenien e kafshëve SPCA.
Macja, e quajtur Bella, u zhduk nga shtëpia e saj në Dunfermline ditën që pronarët e saj u kthyen në shtëpi nga pushimet, në 2017.
Më 29 janar, ajo u gjet e lagur dhe e strehuar nën një makinë rreth 24 kilometra larg.
Joel Caldicott dhe tre djemtë e tij mbetën mjaft të habitur që Bella u kthye në shtëpi.
“Ne ishim plotësisht të tronditur, por edhe të gëzuar”, tha Caldicott.
“Djemtë tanë janë thjesht të entuziazmuar që e kanë sërish Bella-n… Ajo ishte paksa e pasigurt ditët e para, por tani është sikur të mos ishte larguar kurrë”, shtoi ai./ /ervo/























