Ballina Flash

​Lajçak: Pres të punoj me qeverinë e ardhshme për dialogun

PRISHTINË, 15 shkurt/ATSH/- Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën me 14 shkurt në Kosovë, ku si parti e parë doli Vetëvendosje.

Lajçak thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguan pjekuri.

Ai thekson se pret që të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, deklaroi  Lajçak./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBorrell dhe Varhelyi: Presim që qeveria e re e Kosovës të angazhohet për dialogun me Serbinë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Kufizim tre ditor për dy milionë banorë në Aucland për frenimin e variantit britanik