Ballina Bota

ITALI – Tetë ministre në qeverinë e re të Draghit

ROMË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ekipi ”rozë” i qeverisë së re italiane të kryeministrit Mario Draghi përbëhet nga Marta Cartabia, Luciana Lamorgese, Mariastella Gelmini, Mara Carfagna, Fabiana Dadone, Elena Bonetti, Erika Stefani dhe Cristina Messa.

Nga 23 ministri, tetë prej tyre u janë besuar grave, thënë ndryshe, rreth 35% e kabinetit të ri qeveritar.

Ministri i Jashtëm do të jetë sërish Luigi Di Maio, po ashtu edhe i Shëndetësisë do të jetë Roberto Speranza.

Ndërkohë, ministritë e rëndësishme të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme do të drejtohen respektivisht nga Marta Cartabia dhe Luciana Lamorgese.

Qeveria e re e Draghit do të betohet sot në orën 12:00 (11:00 GMT)./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon detaje nga projekti për transformimin e portit të Durrësit: Pse mandati i tretë është për mbarë Shqipërinë
Artikulli tjetërPremtimet e PD/Rama publikon videon: Ai momenti kur tigani është në zjarr dhe peshku në det