Ballina Bota

SUEDI – ECDC: COVID-19 mes nesh për një kohë të gjatë

STOKHOLM, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – COVID-19 do të jetë me ne për një kohë të gjatë dhe bota duhet të përgatitet për të, paralajmëroi sot Agjencia Europiane e Sëmundjeve, ndërsa fushata e vaksinimit po përshpejtohet në Europë.

“COVID-19 duket se është përshtatur shumë mirë me njerëzit, kështu që ne duhet të përgatitemi që ai të qëndrojë me ne”, tha Andrea Ammon, drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Ky nuk do të ishte virusi i parë që qëndron me ne përgjithmonë”, shtoi ajo.

Përballë perspektivës së një bashkëjetese të qëndrueshme, shpresat qëndrojnë më shumë se kurrë tek vaksinimi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: PD ka program të detajuar dhe alternativë konkrete për qytetarët
Artikulli tjetërArrestimi i gjyqtares/ Manja: Drejtësia e re në veprim