Ballina Flash

Shqipëri-Hungari/Marrëveshje bashkëpunimi për programin e bursave 2021-2024

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter.

“Fort e nderuar të mikprisja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Szijjártó Péter, me të cilin theksuam traditën shumë të mirë ndër vite mes dy vendeve tona në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës”,  shprehet ministrja Kushi.

Ministrja theksoi së gjatë viteve të fundit janë arritur një sërë bashkëpunimesh të mira në fushën e arsimit të lartë mes dy vendeve.

“Duke filluar nga bursat hungareze për studentët shqiptarë për të studiuar në Hungari; duke vazhduar me kurset verore të studentëve hungarezë në Shqipëri që nga viti 2015; apo edhe nëpërmjet zbatimit të programeve të përbashkëta dhe projekteve kërkimore si “Erasmus +” dhe “Horizon 2020” – nënvizon ajo.

Gjatë takimit të sotëm, dy ministrat kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit”/ Mjeku Pipero: Falë dozës së parë të vaksinës, e kalova më lehtë sëmundjen
Artikulli tjetërPukë, projekt për rivitalizimin e liqenit të Kukajve dhe ndërtimin e shëtitores rreth tij