Ballina Flash

VW i bashkohet Microsoft për drejtimin autonom të makinave

FRANKFURT, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjiganti gjerman i automjeteve Volkswagen dhe ai amerikan i logjistikës Microsoft njoftuan sot një partneritet për zhvillimin e një programi në lidhje me drejtimin autonom dhe të lidhur, duke amplifikuar bashkëpunimin e tyre në informatikë të dematerializuar (cloud) të filluar në 2018.

“Volkswagen po synon përmes këtij partneriteti një zhvillim më të shpejtë të shërbimeve të lëvizshme të sigurta dhe të rehatshme”, deklaroi në një komunikatë Dirk Hilgenberg, kreu i kompanisë së re të softuerit të grupit të automobilave, në një kohë kur aleancat midis prodhuesve dhe grupeve informatike po shumëfishohen.

Grupi i Wolfsbourg do të mbështetet mbi shërbimet e Microsoft në informatikën e dematerializuar (“cloud”) dhe inteligjencën artificiale.

“Kjo është etapa e ardhshme e partneritetit tonë strategjik”, deklaroi Scott Guthrie, drejtor tek Microsoft.

Volkswagen dhe Microsoft po bashkëpunojnë që prej vitit 2018 për krijimin e një platforme “cloud” për shkëmbimin e të dhënave mes automjeteve të lidhura./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Qytetarët votojnë për punën e bërë nga qeveria”/ Ferhati: SPAK po vë para drejtësisë shkelësit e ligjit
Artikulli tjetërMFE: Të ardhurat në buxhet gjatë 2020-ës, 425.6 miliardë lekë