Ballina Flash

Pandemia ka shtuar problemet e shëndetit mendor te të rinjtë

AMSTERDAM, 11 shkurt /ATSH-AA/ – Pandemia e COVID-19 ka rritur ndjenjën e vetmisë te të rinjtë, paralajmëruan sot ekspertët holandezë të shëndetit mendor.

“Të rinjtë ndihen të vetmuar dhe kanë frikë se epidemia nuk do të mbarojë kurrë”, tha psikologu Jean-Pierre van de Ven.

“Pandemia ka rezultuar në një rritje të konsiderueshme të konsumit të alkoolit dhe ilaçeve, ndërsa disa njerëz vuajnë nga ankthi, depresioni dhe vetmia”, shtoi ai, duke paralajmëruar se kjo tendencë mund të vazhdojë edhe pas pandemisë.

Ekspertët këshillojnë ndërveprimet në internet me miqtë dhe anëtarët e familjes, si edhe angazhimin në aktivitete të tilla, si leximi i librave dhe shikimi i filmave.

Gjithashtu, ushtrimet e frymëmarrjes dhe meditimi mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor.

Sipas një studimi nga Shoqata holandeze e Shëndetit Mendor dhe Kujdesit nga Varësia (GGZ), numri i individëve me probleme psikologjike në vitin 2020 u rrit me 30-60 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.

Një studim tjetër i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik tha se çështjet e shëndetit mendor, për shkak të ndjenjës së vetmisë gjatë pandemisë, kanë rezultuar në një rritje prej dy miliardë eurosh në shpenzimet shëndetësore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: 25 prilli, dita kur populli rimerr sovranitetin e tij
Artikulli tjetër“Përballuam dy kriza të forta, ruajtëm stabilitetin financiar”/ Denaj: Rritja ekonomike -4.5 %, shumë larg skenarit të BERZH-it për -9 %