BERLIN, 11 shkurt /ATSH-AFP/ – Drejtuesit rajonalë në Gjermani nuk kanë përjashtuar sot një mbyllje të kufijve me Austrinë dhe Republikën Çeke, ku infektimet me variantin shumë ngjitës të koronavirusit rriten.
“Do të ishte e arsyeshme të përfshihej Tiroli dhe Republika Çeke në listën e territoreve shumë të prekura nga mutacionet e virusit. Sigurisht, kjo do të ndodhë”, deklaroi drejtuesi bavarez, Markus Soeder.
Një ditë më parë, ai kishte përmnedur një mbyllje të kufijve, në mungesë të masave nga ana e Pragës.
Në fund të janarit, Gjermania kishte ndaluar hyrjen në territorin e saj për udhëtarët që vinin nga vende shumë të prekura nga variantet e reja të COVID-19 si Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili.
Kufizimet nuk përfshijnë gjermanët që jetojnë në këto vende, shtetasit e këtyre vendeve rezident në Gjermani, pasagjerët tranzit apo qarkullimi i mallrave.
Qeveria çeke njoftoi se kishte izoluar tre kantone, dy prej të cilëve në kufirin me Gjermaninë. / /ec/





















