Ballina Bota

NJU JORK – OKB: Koreja e Veriut po ecën përpara me programin bërthamor

NJU JORK, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut po ecën përpara me programin e saj të armëve bërthamore, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, sipas një raporti të brendshëm të OKB-së.

“Pheniani ruajtur dhe zhvilluar programet e tij të raketave bërthamore dhe balistike, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, sipas një raporti nga një panel ekspertësh të OKB-së.

Edhe pse gjatë vitit 2020 nuk u regjistruan asnjë provë raketore bërthamore ose balistike, Koreja e Veriut përsëri “mirëmbajti objektet bërthamore dhe përmirësoi infrastrukturën e raketave balistike”.

“Vendi komunist gjithashtu vazhdoi të kërkonte materiale dhe teknologji nga jashtë për këto programe”, thotë raporti.

Raporti shton se programi bërthamor financohet mesa duket pjesërisht nga aktivitetet e piraterisë që drejtohen drejtpërdrejt nga shërbimet sekrete të Koresë së Veriut.

Kjo përfshin shënjestrimin e “aseteve virtuale, të ofruesve të këtyre shërbimeve si dhe sulmin ndaj kompanive të mbrojtjes”, shkroi paneli i ekspertëve./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Strasburgu” rrëzon padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses: Shkarkimi nga Vetingu i ligjshëm, vendim i pavarur dhe i paanshëm
Artikulli tjetërBrokoli, perimja jeshile me efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut