Ballina Bota

GJERMANI – Ulje historike e eksporteve si pasojë e COVID-19

BERLIN, 9 shkurt /ATSH-DPA/ – Eksportet gjermane u kontraktuan me 9,3% në 2020, ndërkohë që kriza e koronavirusit ka goditur tregun global, sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Të dhënat kanë treguar se kërkesa e jashtme për produktet “Made in Germany” u ngadalësuar ndjeshëm në fund të 2020.

Ekportet mujore janë rritur lehtë me 0,1% vetëm në dhjetor, në rënie në raport me nivelin prej 2,3% regjistruar në nëntor.

Analistët prisnin një rënie prej 0,6% të eksporteve në dhjetor.

“Importet mujore drejt ekonomisë më të madhe në Europë kanë rënë me 0,1% në dhjetor”, deklaroi Destatis.

Balanca tregtare e Gjermanisë u rrit me 16,1 miliardë euro në dhjetor. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeting/KPK seancë dëgjimore me prokuroret Elsa Miha dhe Marjeta Zaimi, vendimi me 11 shkurt
Artikulli tjetër“Mbajtja e normave të interesit në nivele negative”/ Angjeli: Nxisin investime, mjeti kryesor për uljen e papunësisë