Ballina Bota

SHBA – Biden: Emergjenca kombëtare më keq nga sa pritej

UASHINGTON, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Largimi i tre milionë grave nga tregu i punës dhe mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë përfaqësojnë një emergjencë kombëtare, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, gjatë një interviste në CBS.

“Situata është shumë më tragjike nga sa e kemi menduar”, shtoi Biden duke shpjeguar se duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë besohej se më shumë doza të vaksinës ishin në dispozicion.

“Ideja që ne mund të arrijmë imunitetin e tufës shumë përpara fundit të verës është shumë e vështirë të realizohet”, tha Joe Biden në lidhje me situatën e pandemisë në SHBA.
Biden siguroi që ai tashmë i ka kërkuar Pfizer dhe Moderna të prodhojnë më shumë doza të vaksinës antiCovid-19./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e rasteve me COVID-19/ Policia e Shtetit dhe Task Forca intensifikon kontrollet
Artikulli tjetërAs Obama nuk donte të bëhej president, por… arkitekt!