Ballina Bota

UASHINGTON – Biden pezullon ridislokimin e trupave amerikane nga Gjermania

UASHINGTON, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden, do të pezullojë ridislokimin e trupave amerikane nga Gjermania, i planifikuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump, njoftoi sot Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Sot, presidenti do të njoftojë se Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të drejtojë një rishikim të qëndrimit të forcës globale dhe gjatë këtij rishikimi do të ngrijë çdo ridislokim të trupave nga Gjermania”, tha ai gjatë një konference për shtyp.

Ish-presidenti amerikan Trump i njoftoi planet për tërheqjen e rreth 12 000 trupave amerikane nga Gjermania në mes të mosmarrëveshjeve të gjata me Berlinin për shpenzimet e mbrojtjes.

Aktualisht, SHBA ka rreth 34 500 trupa ushtarake në Gjermani, një aleate e ngushtë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Riester: Parisi nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ekzistuese BE-Mercosur
Artikulli tjetër“5% i rimbursimit të faturës për çdo blerje, ul informalitetin”/ Kryemadhi: PD dhe LSI me lista të veçanta në zgjedhje