PARIS, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Trafiku botëror i pasagjerëve nga kompanitë ajrore është ulur me 66% në 2020 në raport me vitin 2019, një zhvillim i pazakontë nën efektin e pandemisë, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
”Bëhet fjalë për tronditjen më të madhe që sektori ka përjetuar ndonjëherë”, theksoi Brian Pearce, kryeekonimist i organizatës, në një video-konferencë.
IATA ka parashikuar përveç të tjerave që perpektivat për një rimëkëmbje në 2021 ishin të errëta si pasojë e shfaqjes së varianteve të reja të COVID-19, pa rishikuar zyrtarisht në rënie parashikimet e saj për vitin 2021./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























