Ballina Flash

Propozohet heqja e termit “racë” nga Kushtetuta gjermane

BERLIN, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministria gjermane e Drejtësisë ka paraqitur një propozim që parashikon heqjen e termit “racë” nga Ligji Themeltar i Shtetit, Kushtetuta gjermane, që do të diskutohet në qeveri.

“Ministria e Drejtësisë dërgoi një projekt diskutimi, që nuk ka marrë ende miratimin e qeverisë federale, me shoqëritë e përfshira me mundësinë për të shtuar komente”, deklaroi një zëdhënës i kësaj ministrie.

Sipas këtij propozimi, neni 3 i Ligjit Themelor gjerman nuk do të ndalojë më diskriminimin të bazuar në pretendimin e “racës” së një personi.

Aktualisht pjesa e diskutueshme thotë se askush nuk duhet të diskriminohet apo të privilegjohet në bazë të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit, pikëpamjeve fetare ose politike.

Ky term i “racës” i pranishëm në Ligjin Themelor që daton nga 1949 ishte shkruar në kontekstin e periudhës së pasluftës, Gjermania dëshironte të kthente përfundimisht faqen mbi nacional socializmin dhe racizmin e tij të institucionalizuar.

“Ligji Themelor përdor këtë term jo për të njohur ideologji racore, por për t’u distancuar prej tyre”, shkruan ministria në draftin e saj./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Rekord rastesh me COVID-19 në 24 orë
Artikulli tjetërSPANJË – 77% turistë më pak për shkak të Covid-19, nuk ndodhte që nga 1969-a