Ballina Bota

SHBA – Biden: Task Force për të bashkuar familjet e emigrantëve

UASHINGTON, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një task forcë për të bashkuar familjet emigrante të ndara nga administrata Trump në kufirin me Meksikën është një nga objektivat e tre urdhëresave ekzekutive që Joe Biden do të nënshkruajë sot, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Lëvizja është një mënyrë për të hequr politikat paraardhëse të emigracionit, që shkaktuan kaos, mizori dhe konfuzion”, shkruhet në deklaratë.

Sipas saj, ndarja e qindra fëmijëve nga prindërit e tyre emigrantë ishte një nga vendimet më të diskutueshme të epokës Trump, duke shkaktuar një valë zemërimi ndërkombëtar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Mbi 104 milionë raste në mbarë botën
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit