ROMË, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ – Jo vetëm kollë, ethe, bronkit ose pneumoni, COVID-19 shfaqet, gjithashtu, edhe me simptoma të dukshme në lëkurë, sipas një studimi italian, i botuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Studimi ka identifikuar gjashtë simptoma, që mund të jenë një shfaqje shoqëruese e virusit në faza të ndryshme të sëmundjes.
“Studimi konfirmoi se lëkura mund të jetë shenjë e një infeksioni Sars-CoV-2. Kjo është arsyeja pse është thelbësore ta kontrollojmë lëkurën tonë edhe më shumë”, tha Ketty Peris, presidente e SIDeMaST.
Gjashtë fenotipet e lëkurës të identifikuara dhe që mund të lidhen me COVID-19 janë: një shfaqje klinike e ngjashme me urtikariet, skuqje të gjymtyrëve dhe trupit, një reaksion i lëkurës si në rastin e lisë së dhenve, prania e plagëve të ngjashme me djegiet dhe formim i mundshëm i ulçerave në gjymtyrët e poshtme.
Studimi u krye mbi 200 pacientë në të gjithë Italinë./ /ervo/























