Ballina Bota

TURQI – Çavusoglu: Kërkohet barazi sovrane për të zgjidhur çështjen e Qipros

STAMBOLL, 2 shkurt /ATSH-AA/ – Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu theksoi sot rëndësinë e negociatave të mbështetura në barazinë sovrane për zgjidhjen e çështjes së Qipros.

“Negociatat për zgjidhjen e çështjes së Qipros kërkojnë barazi sovrane”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Republikës turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, në Lefkosa.

“Nëse ka barazi sovrane, atëherë mund të ketë dy shtete”, shtoi Çavusoglu.

Ai theksoi se gjysma e çështjeve të Mesdheut Lindor do të zgjidhej, nëse ata do të mund të gjenin një zgjidhje për ndarjen e të ardhurave të burimeve natyrore në Qipro./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTomini: Procesi i vaksinimit antiCovid po vijon normalisht, ka nisur vaksinimi me dozën e dytë për rreth 700 mjekë dhe infermierë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/02/2021