Ballina Flash

Parashikimi i motit, 31 janar 2021

TIRANË, 31 janar/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për ditën e diel do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa.

Moti nis fillimisht i kthjellët si dhe shtim vranësirash graduale deri në të dendura në të gjithë territorin prej orëve të mesditës.

Deri në orët e mesditës, parashikohen  reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veri e jug.

Kohëzgjatja e reshjeve intensive do të jetë kryesisht nga orët e drekës deri ato të pasdites. Më pas intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen mesatare në të gjithë territorin. Borë në lartësitë mbi 1000m. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim  me shpejtësi 3-20m/s deri në orët e mesditës. Erë intensive parashikohet përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Pas orëve të mesditës era humbet intensitet deri në 10-12m/sek. Valëzimi në dete, do të jetë i forcës 2-6 me lartësi vale 1.5-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/13 Diell shi/rrebesh
Kukës 3/10 Diell shi
Lezhë 6/12 Diell shi/rrebesh
Dibër 0/8 Diell shi/borë
Durrës 8/15 Diell shi
Tiranë 8/15 Diell shi
Elbasan 6/15 Diell shi
Berat 8/16 Diell shi/rrebesh
Vlorë 8/16 Diell shi/rrebesh
Korcë 1/8 Diell shi/borë
Gjirokastër 2/13 Diell shi/rrebesh
Sarandë 6/15 Diell shi

 

                  

                                     

                                            

                 

          

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezë/ Modele frymëzuese agroturizmi me mbështetjen e AZHBR-së
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/01/2021