Ballina Bota

ZVICËR – Novartis marrëveshje me Pfizer-BioNTech për prodhimin e vaksinës antiCOVID-19

ZYRIH, 30 janar /ATSH-AFP/ – Gjiganti farmaceutik zvicerian Novartis njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje për të ndihmuar për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer-BioNTech, përballur me mungesa.

“Marrëveshja, e nënshkruar me grupin gjerman BioNTech, parashikon që Novartis të vendosë në dispozicion kapacitetet për vendosjen e vaksinën në flakone në qendrën e saj të Steinit, pranë Bâles”, theksoi grupi zviceran në një komunikatë.

Në varësi të një marrëveshjeje përfundimtare, Novartis theksoi se prodhimi pritet të fillojë në tremujorin e dytë, me dërgesat e para që priten në tremujorin e tretë.

Novartis shtoi pa dhënë detaje të mëtejshme se ishte në diskutime me grupe të tjera farmaceutike. Detajet do të publikohen pasi të përfundojnë negociatat.

Të mërkurën, Sanofi zbuloi gjithashtu një marrëveshje për të prodhuar vaksinën për konkurrentët e saj Pfizer-BioNTech në gjashtëmujorin e dytë, një risi në industrinë farmaceutike, ndërsa vazhdonte kërkimet për vaksinën e saj.

Ndryshe nga konkurrenti francez, Novartis nuk është në garë për vaksinë./ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 30 janar 2021
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/01/2021