Ballina Flash

Parashikimi i motit, 30 janar 2021

TIRANË, 30 janar/ATSH/– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë për ditën e shtunë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, për shkak të masave ajrore të lagështa.

Mot parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë vendin, ndërsa prej mesditës do të ketë intervale kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu intensive dhe rrebeshe kryesisht në veri e veriperëndim. Në pjesën tjetër të vendit, parashikohen reshje shiu deri mesatare me një kohëzgjatje prej orëve të para pas mesnatës deri paradite. Reshje borë me intensitete të dobët, do të ketë në lartësitë mbi 1600 m.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug me shpejtësi 1-8m/s dhe në mbrëmje deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1.5-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/11 re shi diell
Kukës 2/8 re shi/bore
Lezhë 5/16 re shi diell
Dibër 0/9 re shi/bore
Durrës 9/17 re shi diell
Tiranë 7/16 re shi diell
Elbasan 5/15 re shi
Berat 2/16 re shi
Vlorë 10/17 re shi diell
Korçë 1/8 re shi/bore
Gjirokastër 5/15 re shi
Sarandë 10/17 re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Mbyllen kufijtë për vendet jashtë BE-së dhe qendrat tregtare nga COVID-19
Artikulli tjetërZVICËR – Novartis marrëveshje me Pfizer-BioNTech për prodhimin e vaksinës antiCOVID-19